A drone trailsMediat serbe pretendojnë se kanë identifikuar autorin e ngritjes së mjetit fluturues që shfaqi flamurin me hartën e Shqipërisë Etnike gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Gazeta “Kurir” shkruan se ai është Ismail Morina që ka një lidhje me vëllain e Kryeministrit Edi Rama.

Në artikullin e ditës së hënë kjo e përditshme ka publikuar foton e Olsi Ramës dhe jo të Ismail Morinës që është bërë personazh publik në Shqipëri duke pozuar edhe më personzhë të njohur.

“Kurir” shkruan se Ismail Morina ka hyrë në Serbi më 11 tetor me pasaportë italiane dhe ka qëndruar në një hotel pranë stadiumit.

Sipas gazetës serbe, Ismaili i stërvitur në sportin e alpinizmit ka qenë në një kishë aty pranë, ndërsa mjeti fluturues është drejtuar me anë të një iPhone.

Policia serbe i ka kërkuar Interpolit ndihmë për kapjen e Ismail Morinës.

Ndërkohë pritet që vendimet e para për trazirat që shkaktuan edhe ndërprerjen e takimit Serbi – Shqipëri të jepen ditën e enjte në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s.

Tv Klan