Mediat sociale, “llogari” para Kongresit

Më 17 Janar seanca për masat kundër propagandës ekstremiste


“Terrorizmi dhe mediat sociale”. Mbi këtë temë janë thirrur të dëshmojnë para kongresit amerikan tre kompanitë e mëdha Facebook, Google dhe Twitter. Drejtuesit e tyre duhet të japin llogari

Facebook, Google dhe Twitter janë  thirrur në kongresin amerikan për të dëshmuar  për hapat që ata po ndërmarrin kundër përhapjes së propagandës ekstremiste në internet. Gjithashtu do të diskutohet dhe ndërhyrja ruse në këto rrjete gjatë zgjedhjeve për presidentin e Amerikës.

Më 17 Janar, të tre kompanitë do të  dalin para kongresit të ShBA-së në seancën “Terrorizmi dhe mediat sociale: a po bën mjaftueshëm  teknologjia?”.

Mark Warner një nga senatorët tha se Twitter ende nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në komitetin e Senatit duke shprehur zhgënjim për këtë fakt.

Edhe në anën  tjetër të Atlantikut Twitter dhe Facebook përballen me të njëjtat akuza. Deputeti  britanik Damian Collins, ka njoftuar  se  kompanitë kanë afat deri më  18 janar për të dorëzuar informata të hollësishme për përfshirjen e Rusisë në referendumin për Brexit.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*