britani

Një studim i fundit i kryer në Britani, tregon një ulje të shifrave të vetëbesimit dhe të mirëqenies tek vajzat e moshës 14 – 15 vjeçare, për shkak të rritjes së aktivitetit online.

Besimi tek vazjat adoleshente ka rënë në mënyrë dramatike përgjatë këtyre shtatë viteve të fundit. Shifrat e botuara nga Arsimi i Lartë Publik, tregojnë se vetëm 1 në 3 vajza të moshës 15 – vjeçare është shprehur se ka vetëbesim dhe respekt për veten.

Në përgjithësi vetem 33 % e vajzave të moshës 14 – 15 vjeç ndihen mirë me veten e tyre ndërkohë më shumë se gjysma e djemve të moshës 14 – 15 vjeç kanë nivel të lartë respekti dhe vetëbesimi.

Vajzat rendisin pamjen si shqetësimin e tyre më kryesor, duke anashkaluar çështjen e shkollës, të punës apo familjes. 2/3 e vajzave 15 – vjeçare treguan se nuk kanë asgjë për të ngrënë apo pirë për mëngjes ndërsa 53 % e vajzave të moshës 12 – 13 vjeç dhe 1/3 e vajzave të moshës 10 – 11 vjeç, u shprehën se dëshironin të humbnin peshë.

Nga ana tjetër vetëm ¼ e djemve të moshës 14 – 15 vjeç kishin dëshirë të humbnin në peshë ndërsa shumica tjetër ishte e kënaqur me trupin e tyre.

Njësia e cila punon me autoritet lokale për të vlerësuar shëndetin dhe mirëqënien e nxënësve në shkollat e mesme në të gjithë vendin, çdo vit kryen një studim me më shumë se 17.000 të rinj. Lidhur me këtë studiuesit kanë sugjeruar se rënia e besimit dhe e vetë respektit tek vajzat mund të jetë e lidhur direkt me aktivitetin e tyre online.

Studiuesit treguan se 3 në 4 vajza të moshës 14 dhe 15 vjeç çatonin rregullisht në rrjetet sociale dhe në shumicën e rasteve flisnin me individë të panjohur.

Një pjesë e adoleshenteve vazhdimisht “kërcënohen” edhe me mesazhe të ndryshme në lidhje me pamjen e tyre ndërsa 1/3 e nxënësve rezultojnë se i përdorin rrjetet sociale për të parë materiale porno, imazhe të dhunshme dhe për të luajtur online.

Figura të njohura në Britani kanë theksuar se adoleshentë të ndryshëm kanë kërkuar ndihmë psikologjike, pasi nuk kanë gjetur forcë për t’i “mbijetuar” manisë së madhe të rrjeteve sociale.

tvklan.al/ V.H