Një paraqitje e shkëlqyer e Kombëtares në fitoren e parë historike në finalet e Europianit dhe që është vlerësuar nga mediat ndërkombëtare.

Gazeta më e madhe sportive, “Sporturilor” hapet me titullin;

Lamtumirë. Gafa e përbashkët e Tatarusanu e Chirihes dërgon përfaqësuesen e Iordanscu në shtëpi.

Portieri i Fiorentina cilësohet si më i dobëti në këtë takim, ndërsa skuadra ka luajtur dobët, duke mos rrezikuar seriozisht kundërshtarin.

Nga ana tjetër vlerëson me nota të larta futbollistët shqiptarë.

Anghel Iordanescu është kritikuar edhe pse kishte gati Razvan Rat dhe nuk e aktivizoi.

“Sky Sport” vlerëson golin e Armando Sadikut, që vendosi një fitore për një skuadër të vogël si Shqipëria.

“Rai” kujton se është një sukses historik dhe tani ekipi i Gianni De Biasi shpreson te kualifikimi në fazën e 1/8.

“La Stampa” shkruan;

Arritje historike e Shqipërisë, një fitore për të shpresuar.

UEFA e quan shkruan se çelësi i suksesit të Shqipërisë ishte zemra dhe loja cilësore.

“Eurosport”;

Sadiku mban gjallë shpresën për turin tjetër

.

“ESPN” vë në dukje se Shqipëria gëzoi pa masë tifozët e saj me fitoren ndaj Rumanisë. Kombëtarja bëri suprizën e radhës.

Tv Klan