Sëmundja e pashërueshme e parkinsonit, e përshkruar në vitin 1817 në Londër nga kirurgu britanik James Parkinson, mund të shënojë një kthesë të pabesueshme. Një ekip studiuesish të universitetit të Bostonit zbuluan efektet e papritura parandaluese që ka ndaj parkinsonit, një medikament që përdoret për kurimin e azmës.

Sëmundja e rëndë, karakterizohet nga humbja e neuroneve që prodhojnë një neuro-transmetues, i quajtur dopaminë. Si rezultat i një studimi të hollësishëm që çoi në analizimin e mbi 1 mijë molekulave, shkencëtarët amerikanë zbuluan se medikamenti për trajtimin e azmës, i quajtur stimulanti Beta-2, frenon prodhimin e gjeneve anormale që shkaktojnë çrregullimin e neuroneve.

Tek të sëmurët azmatikë, ky hap kuron bronket, duke aktivizuar receptorët Beta-2 në muskujt e tyre, ndërsa sipas studimit të fundit, shpresat e mjekëve janë që ai të shpëtojë jetët e mbi 10 milionë njerëzve në botë që vuajnë nga parkinsoni.

Tv Klan