Medvegja është një nga tri qytetet në Serbi ku jetojnë shqiptarët. Më afër Prishtinës, por e ndarë nga Bujanovci e Presheva ku shqiptarët janë shumicë, nga ky qytet shumica e banorëve kanë ikur ndër vite. Nga 17 mijë banorë, dikur para dy dekadash, tani zyrtarisht janë 10 mijë më pak. Shqiptarët aty janë larguar drejt Kosovës dhe Perëndimit, kurse serbët drejt qyteteve të mëdha të Serbisë.

Katër fabrika, miniera e një banjë me ujë termal pothuajse janë harruar. Presidenti Ilir Meta, qëndron atje gjatë ditës. Ai pritet të ketë takime me zyrtarët lokalë e shqiptarët, në një vizitë të parë, por pa deklarime për mediat.

Familja Islami vjen nga një zonë e pasur. Varfëria i ka shtyrë të shprëngulen nga Medvegja në Kosovë. Vite me radhë e kanë menduar se vendlindja megjithatë është me e përballueshme. I zoti i shtëpisë thotë se jetohet, por se si kjo është çështje tjetër. Me katër fëmijët dhe gruan është kthyer në Serbi. Shtëpinë ia kanë ndërtuar një fond i shqiptarëve të diasporës që kanë braktisur vendlindjen. Nga 300 familje kanë ngelur tri.

Njerëz nuk ka shumë, as serbë as shqiptarë. Nga mijëra në qindra. Zona malore me mbi 500 kilometra katror numëron listë të gjatë të pasurive natyrore nga ari e deri tek mermeri. Por, qytetarët varfërinë e kanë të përditshme.

Presidenti Ilir Meta është i pari zyrtar nga Tirana apo Prishtina në këtë qytet me të cilët i ndajnë vetëm malet.

/abcnews.al