Megi NdokajModelja Megi Ndokaj ka vendosur të “braktisë” Shqipërinë dhe të kërkojë famën në “tokën e premtuar”.

Bukuroshja Ndokaj ka vendosur të nisë karrierën e saj përtej kufijve dhe padyshim Amerika është vendi ideal për të gjetur famën.

Për të hyrë fuqishëm në botën e modelingut nuk mjafton vetëm bukuria, por të ndodhesh në vendin e duhur dhe të takosh  personat e duhur.

Pas të gjitha modeleve shqiptare që kanë fituar famë ndërkombëtare, siç është rasti i Angela Martinit apo Emina Çunmulajt,  fshihet fotografi i mirënjohur shqiptar Fadil Berisha.

E tashmë radhën e ka bukuroshja Megi Ndokaj, e cila ka pozuar për Fadil Berishën, duke realizuar një set fotografik mjaft sensual.

Fotografi i mirënjohur ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” një nga pozat e shumta të Megit, ku bukuroshja duket më seksi se kurrë.

Edhe për sytë e Fadil Berishës, Megi futet në listën e më të bukurave të Shqipërisë, por që ka ardhur koha të njihet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt.

m.s