Meksika tha se nuk do të paguajë për murin kufitar, që ka vendosur të ndërtojë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, tha se i vjen keq për barrierën dhe se vendi i tij “nuk beson në mure”.

Pena Nieto, megjithatë, nuk tha se do të anulojë ose shtyjë udhëtimin në Uashington, më 31 janar, për të takuar Trumpin.

Presidenti i ri amerikan ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për një “barrierë të pakalueshme fizike” dhe ka thënë se Meksika do ta rimbursojë SHBA-në për të.

Pena Nieto insistoi se “Meksika nuk do të paguajë për asnjë mur”. Sipas Trumpit, muri do të pengojë “përdhunuesit dhe kriminelët” meksikanë të hyjnë në SHBA./ tvklan.al