E gjithë bota u trondit kur mori vesh se qyteti i Meksikës u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm, por akoma më tronditëse ishin edhe lajmet që raportonin se mbi 20 fëmijë kishin vdekur nga shembja që kishte pësuar shkolla e tyre.

Frida Sofia ishte emri i vajzës e cila mendohej se ndodhej nën rrënojat e një shkolle të shkatërruar pas tërmetit në Meksikë por është mësuar se kjo vajzë nuk ka ekzistuar kurrë.

“Kam etje, jam mirë. Ju lutem mos u vononi shumë,” u raportua se mund ta kishte thënë vajza nga gazeta “El Universal.”

Për dy ditë me radhë gazetarët u mblodhën te shkolla e shkatërruar ndërsa në rrjetet sociale u shpërndanë foto dhe mesazhe emocionale për të mbështetur vogëlushen, por dje, marina meksikane konfirmoi se Frida Sofia nuk ka ekzistuar kurrë dhe gjithashtu gjetën trupin e një femre që mësohet të ketë qenë mësuese në shkollë.

/tvklan.al