Si në çdo gjini tjetër të muzikës, edhe në opera modernizimi i shekullit XX ndryshoi parimet mbi të cilat u krijuan kryeveprat. Për shkak të shpenzimeve të larta, mundësitë për të shkruar një vepër të gjatë, me disa akte, kor dhe orkestër të plotë, kompozitorët, kërkuan mundësi të reja për të mbërritur në operan moderne, që për nga gjithë elementët nuk kërkon një hapësirë më të madhe se ajo e një dhome.

Jo me shkëlqimin e dikurshëm, kompozitorë të rinj, janë angazhuar të shkruajnë opera, gjithnjë nën konceptin modern. Olsa Toqi është njëra prej tyre. Pas një kurs-konkursi në “Lidhjen e Kompozitorëve Cluster” në Itali, kthehet me një opera. Titullohet “Meladrama” dhe suksesin e saj do ta provojë në Teatrin Shtetëror të Stuttgart-it në Gjermani.

https://www.youtube.com//embed/UPbIWBXALII

 “Meladrama” është historia në të kundërt e Evës dhe Adamit.

Pas Gjermanisë, ajo do të luhet edhe në skena të tjera të Evropës dhe Amerikës Latine. Nëse profesionistët dhe kritika do ta mirëpresë, mundësitë e veprës së Olsës, për ti kapërcyer muret e një dhome janë më të arritshme.

Nën këshillimin e Girolamo Deraco-s, një emër i njohur i kompozicionit në Itali, ajo premton se veprën e saj do ta sjellë edhe në Tiranë.

Tv Klan