Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Trump ka dalë më në fund nga hoteli në Hamburg, pasi u bllokua gjatë paradites për shkak të trazirave mes protestuesve dhe policisë, që demonstruan kundër Samitit të G20.

Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ka qenë pikërisht Melania Trump që u përpoq t’i jepte fund bisedës kokë më kokë mes Trump dhe Putin që zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar.

“Zonja e Parë u dërgua në takimin mes Presidentit amerikan dhe Presidentit rus Vladimir Putin dhe u përpoq t’u thoshte dy liderëve që të përfundonin bisedën që ishte planifikuar 30 minuta dhe deri në atë moment kishte zgjatur 1 orë”, tha Tillerson.

Sidoqoftë, biseda Trump-Putin që u zhvillua për herë të parë mes tyre zgjati 2 orë e 16 minuta, duke tejkaluar parashikimin prej 30 minuta.

Në bisedën mes tyre u arrit edhe marrëveshja e parë që konsiderohet tepër e rëndësishme. SHBA dhe Rusia ranë dakord që duke filluar nga mesdita e së dielës të nisë armëpushimi në Siri.

/tvklan.al