Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, falënderoi vajzën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, për mbështetjen që i ka dhënë djalit të saj.

Chelsea Clinton, në një postim në Twitter, ka mbështetur Barron Trumpin, 11 vjeç, i cili është kritikuar nga mediat për veshjen e tij.

Të hënën, gazeta amerikane Daily Caller ka shkruar se “është koha që Barron Trump të nisë të vishet ashtu siç i takon në Shtëpinë e Bardhë”.

Zonja Clinton, e cila ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë kur babai i saj ka qenë president në vitet ’90, ka shkruar:

“Është koha për mediat dhe secilin që ta lënë Barron Trumpin të qetë dhe t’i lejojnë të ketë fëmijërinë private që e meriton”.

“Faleminderiit Chelsea Clinton – është e rëndësishme mbështetja për të gjithë fëmijët tanë që të jenë vetëvetja”

, është përgjigjur zonja Trump në Twitter./REL