Shumë urime për Melanie Griffith, e cila sot fryn plot 60 qirinj. Një bijë arti e cila ra në sy në fushën e kinemasë në vitin 1988 fale filmit “ Working Girl”, komedi e suksesshme e Mike Nichols, kandidatë për Oskar, e cila i bëri të njohur publikut bukurinë e saj.

Me një karrierë të karakterizuar nga ulje dhe ngritje teë sukseseve te saj e cila u shoqërua me humbje në jetën sentimentale.

Tre burra dhe katër martesa. Ish-bashkëshortja e Antonio Banderas, me të cilin aktorja solli në jetë vajzën e tyre Stella Banderas, ka patur një jetë të trazuar edhe përsa i përket  varësisë nga lëndët narkotike, probleme të cilat e çuan aktoren deri në shtrimin në një qendër dezintoksikimi në vitin 2009.

Por, tashmë që ka mbushur plot 60 vjeç ajo premton se është pjekur mjaftueshëm aq sa të di të zgjedhë më të mirën për veten. TV KLAN