Operacionet plastike janë kthyer në një fenomen të zakonshëm për njerëzit e famshëm. Por për aktoren Melani Grifit, kirurgjia plastike dhe botoksi i tepërt është gabim.

59-vjeçarja pranon në një intervistë se e ka tepruar me ndryshimet përmes bisturisë dhe se i është drejtuar sërish një kirurgu, por këtë herë për të hequr botoksin që ka vënë, duke shpresuar të duket më normale.

Grifit  tha se,  kishte mbi 7 vite që tentonte të qëndronte e re, me anë të bisturisë, por këshilloi gratë e tjera të qëndrojnë siç janë.

Aktorja foli edhe për marrëdhëniet me meshkujt, pas divorcit me ish-bashkëshortin Antonio Banderas. Ajo tha se pas 18 viteve martesë me yllin Hollivudian, ishte më e ndrojtur me të tjerët.

Tv Klan