Znedek Zeman tregoi edhe një herë se është ilaçi i duhur për skuadrat e vogla si ajo e Pescara, që po përpiqet të qëndrojë në Serie A.

Abrucezët fituan në debutimin e trajnerit 5 – 0 me Genoa dhe një meritë në këtë sukses të thellë e ka edhe Ledian Memushaj. I përfshirë thuasje në të gjithë aksionet e golave, në dy nga rastet dha pasimin e fundit.

Mesfushori shqiptar tregoi se është një kapiten i vërtetë duke e merituar plotësisht notën 7 të dhënë nga “Gazzetta dello Sport”.

Një ditë e mirë edhe për Elseid Hysajn. Napoli fitoi 3 – 1 në fushën e Chievo dhe mbrojtësi shqiptar dha shkëndijën që hapi rrugën drejt triumfit. Insigne mori një pasim të saktë nga Hysaj duke shënuar golin e parë.

Futbollisti i Kombëtares tregoi një lojë më të mirë gjatë pjesës së parë duke marrë notën 6 nga “Gazzetta dello Sport”./ TV KLAN