Elseid Hysaj e pa nga pankina humbjen me Beshiktashin, ai nuk u aktivizua nga traineri i cili sqaroi më pas se mbrojtësin e kishte parë të lodhur psikologjikisht dhe të papërqëndruar në stërvitje. Po kjo deklaratë e trajnerit të Napolit Sarri nuk kaloi pa reagom.

Menaxheri i mbrojtësit të kombëtares Mario Giuffredi doli në mbrojtje të tij.

“Nuk ndaj absolutisht të njëjtin mendim me Sarrin për sa i përket vështirësive psikologjike. Hysaj nuk është në vështirësi psikologjike, është i qetë mendërisht. Është vetëm paksa i lodhur nga dy ndeshjet, që ka luajtur me Kombëtaren”.

Përplasja e menaxherit me trajnerin e tij, ka premisa të reflektohet në aktivizimin e mbrojtësit tek Napoli. Vetëm pak ditë më parë, Hysaj zgjeti kontratën e tij me këtë skuadër deri në 2021.

Tv Klan