Një 36 – vjeçare, e cila mendoi se e kishte zënë gripi, vdiq vetëm 48 orë më vonë nga

meningjiti

. Katie Button u kthye në shtëpi nga puna një pasdite dhe nuk ndihej mirë ndaj shkoi dhe u shtri, duke besuar se e kishte kapur gripi.

Por dy ditë më vonë, gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi dhe vdiq ndërkohë që ambulanca ishte rrugës.

“Kishte të gjitha simptomat e gripit, është e vetmja mënyrë si mund ta përshkruaj. Nuk kishte asgjë jashtë normales”

, tha bashkëshorti i së ndjerës.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, mjekët thanë se dyshojnë se gruaja ka vdekur nga meningjiti.

kati-2

*Inflamacioni i meningjitit shkaktohet nga infeksioni viral ose bakterial. Sipmtomat janë dhimbje të forta koke dhe ethe, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ngrirje të muskujve. Në rastet më ekstreme çon në konvulsione, përçartje e deri në vdekje. /

tvklan.al