Miqtë e vërtetë, ata që kanë të njëjtën ndjenjë ndaj nesh, janë thuajse gjysma e atyre që mendojmë. Kjo e dhënë ka dalë nga një kërkim i bërë nga Universiteti i Tel Aviv dhe ai i “Massachusetts Institute of Technology” i publikuar në revistën “Plos One”.

Ky studimi ka zhvilluar një lloj ‘algoritmi të miqësisë’ për të përcaktuar në mënyrën më objektive të mundshme, se cilat raporte janë të rëndësishme dhe cilat jo.

Kështu studiuesit kanë kryer një eksperiment social me  84 persona, duke i shtuar gjithashtu dhe të dhënat e një sondazhi për miqësinë të bërë me 600 studentë në Izrael, Europë dhe SHBA.

Falë algoritmit është arritur një rezultat i habishtëm,

“Kemi zbuluar se 95 % e pjesëmarrësve, mendonin që raportet e tyre të miqësisë ishin reciproke”.

Nëse ti mendon që dikush është miku yt, pret që dhe tjetri ta mendojë në të njëjtën mënyrë”

, shpjegon Erez Shmueli, autor i studimit.

“Por në të vërtetë nuk është kështu, vetëm 50 %  e të intervistuarve e ka gjetur veten kategorinë e miqësisë, në të dyja drejtimet”.

Kjo është e dhënë është e rëndësishme sipas studiuseve, edhe në termat e ndikimit shoqëror.

Është më e mundur, e treguar dhe me eksperimente shoqërore, që ne mund të bindemi për diçka falë shembulli , psh të shkojmë në palestër, nëse na e kërkon një person që ne e konsiderojmë mik./tvklan.al