Një vajze të re iu tha që ishte tetë muaj shtatzënë, por në të vërtetë ishte vetëm gjashtë javëshe, sepse “bebja” që kishte në bark ishtë në fakt një kist 30 centimetra, që shkaktoi edhe dështimin e foshnjës.

Kirsty Butler, 22 vjeç dhe i dashuri i saj Celern, 21, ishin shumë të lumtur kur morën vesh që po prisnin një bebe, pasi njerëzit filluan t’i thonin Kirsty-t që barku po i rritej me shpejtësi.

Doktorët më pas thanë se ajo ishte 30-javëshe shtatëzanë pasi barku i saj u rrit katër herë mbi madhësinë normale.

Por një test ultrasound zbuloi që ajo në fakt kishte një kist ovarian gjigant, që po dëmtonte embrionin.

Ajo ishte vetëm gjashtë javëshe shtatëzënë dhe ishte shumë e pikëlluar kur mori vesh se foshnja e saj ishte në rrezik nga masa që i ishte krijuar në bark dhe se ajo kishte nevojë urgjente për një operacion që do t’i shpëtonte jetën.

Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ata nuk mundën të shpëtonin dot beben e saj.

E reja gëzon tashmë shëndet dhe çifti po planifikon një shtatzëni tjetër./tvklan.al