Pa u ndalur konkretisht në përgjigjen e Qershorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur besimin që shqipëria shumë shpejt do të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar. Në mëngjesin e lutjeve në Tiranë, me temë “Duaje fqinjin tënd”, ku të pranishëm ishin përfaqëses nga e gjithë Europa, Meta u lut edhe për Kosovën e Maqedoninë

“Besojmë fort që një ditë jo të largët, të bëhemi pjesë e Evropës së bashkuar, duke bashkëjetuar harmonisht me fqinjët tanë. Të lutemi për suksesin e dëshiruar të dialogut Prishtinë-Beograd. Zgjidhje të çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të fqinjit tonë lindor në NATO dhe BE”. 

Ish-Kryeministri Berisha ndërkohë tha se mund të bëhet më shumë për të promovuar tolerancën në rajon.

Kjo nismë merr një rëndësi të madhe sepse rajoni nuk është në një paqe të garantuar. Mund të bëhet më shumë për të promovuar tolerancën. Në mëngjsin e lutjeve u theksua kontributi i shqiptarëve për një rajon më bashkëpunues.

Tv Klan