Një 32 – vjeçar u përball me dhimbje të tmerrshme barku pasi gëlltiti të gjitha paratë e kursyera, përpara se të nisej për në Europë.

Burri, një refugjat sirian emri i të cilit nuk dihet, mbështolli 26 kartëmonedha dhe i gëlltiti në mënyrë që të mos ia vidhnin rrugës.

Në total, shifra ishte 1,807 dollarë.

Kur mbërriti në Holandë, ai ishte në gjendje serioze, me dhimbje barku dhe të vjella.

Mjekëve iu desh që ta operonin për të hequr nga trupi i tij kartëmonedhat, duke hapur një vrimë në stomak, për të nxjerrë paratë që ndodheshin ende aty.

Pavarësisht se kishin qëndruar aty prej ditësh, kartëmonedhat ishin të pa dëmtuara./tvklan.al