1

Të bëni më shumë ushtrime dhe të pini më pak alkool, tingëllon si këshilla e nënës kur bëhet e “bezdisur”.

Por ekspertët thonë se kjo lloj mënyre jetese e bën një njeri të parandalojë rrezikun e kancerit.

Ata thonë gjithashtu, se nëse përpiqeni të humbi peshë nëpërmjet ushtrimeve, të largoni pijet alkoolike, etj, mund të shpëtohen 84.000 raste në vit, që rrezikohen të preken nga kanceri.

Ekspertët kanë vërtetuar se lloji i 3- të i personave që preken nga kanceri, janë ata që nuk bëjnë jetë të shëndetshme.

Më poshtë janë listuar disa mënyra të cilat ju ndihmojnë të parandaloni rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje:

1 – Ruani një peshë të shëndetshme

Të qenurit mbi peshë rrit rrezikun e prekjes nga 10 lloje të ndryshëm kanceri, si psh: gjirit, mëlçisë, prostatës, etj.

2 – Bëni jetë aktive

Dihet që nëse bëni një jetë aktive, i bën mirë zemrës dhe mëlçisë, por gjithashtu ju mbani larg rriskun për tu prekur nga kanceri. Studimet kanë vërtetuar se të pasurit jetë aktive, mban larg rrezikun e prekjes nga kanceri në zorrë, gji, mitër, etj.

3- Mos ju ndani produkteve të gjelbërta

Dieta vegjetariane është shumë e shëndetshme. Sa më shumë ushqime të tilla të konsumoni aq më shumë do të mbani larg rriskun e prekjes nga kanceri, si psh. ai i gojës dhe fytit, ezofagut, stomakut dhe mushkërive.

4 – Pini sa më pak alkool

Alkooli është i lidhur me kancerin e gojës dhe fytit, ezofagut, mëlçisë, zorrëve dhe gjirit. Kërkimet gjithashtu kanë vërtetuar se alkooli është armik akoma dhe më i keq i shëndetit kur kombinohet me duhanin.

5 – Shmangni ushqimet me shumë kalori

Konsumimi i ushqimeve me shumë kalori rrit rrezikun e prekjes nga kanceri, sepse ato kanë tendencën t’ju shtojnë në peshë dhe t’ju bëjnë obezë. Ushqimet qe duhet patjetër të shmangni, janë çokollatat, patatinat, ushqimet e shpejta, pijet energjike, pijet me gaz, frapeja, etj.

6 – Mbani larg kripën

Shkencëtarët kanë vërtetuar se kripa rrit rrezikun e prekjes nga kanceri për shkak se dëmton tepër stomakun. Sa më pak ta kosnumoni kripën, aq më mirë ju bën për shëndetin.

7 – I thoni “Jo”, salçiçeve dhe proshutave

Njerëzit që preferojnë mishin e kuq, mund të dëmtojnë zorrët. Ata kanë tendencën të konsumojnë më pak ushqime me bazë bimore dhe kjo shton më shumë rrezikun e prekjes nga kanceri./tvklan.al