sindroma downMe një test të thjeshtë urine, gratë shtatzëna mund të zbulojnë nëse fëmija i tyre rrezikohet nga sindroma Daun.

Kjo është metodologjia e re e zhvilluar nga shkencëtarët britanikë. Saktësia e saj arrin nivelin 90%, i njejtë me testet që kryen aktualisht.

E veçanta e kësaj metode është se ajo mund të zbulojë rrezikshmërinë 8 javë pas ngjizjes.

Aktualisht, në Britaninë e Madhe testi kryet pas javës së 11-të, përmes një kombinimi të ekzamimeve me ultratinguj dhe analiza gjaku, në klinika.

Ndërsa me metodën më të re, mostrat e urinës të gruas shtatzënë i nënshtrohen një ekzaminimi me spektrometër, për të parë disa çrregullime të mundshme të proteinave që shkaktojnë këtë sindromë.

Profesori Howard Cuckle, nga Katedra e Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, tha se ky test i urinës mund të jetë një hap i madh në çrregullimeve shëndetsore  të fëmijëve që para lindjes.

Kjo sipas tij mund t’u japë mundësi shkencëtarëve, korrigjimin në kohë të këtyre çrregullimeve.

Tv Klan