Për të falenderuar Juventusitn dhe për gjithçka ka marrë nga klubi bardhezi, Leonardo Bonucci, i cili një ditë më parë kaloi tek Milan, ka paguar gazetën më të madhe sportive Italiane, Gazeta Dello Sport për të publikuar një letër të tij dedikuar, skuadrës tek e cila luajti për 7 sezone.

Mbrojtësi ka vlerësuar lidhjen që ka patur me klubin, arritjet, 6 titujt kampion.

Tashmë, si futbollistë më i paguar në kampionatin italian, Bonucci ka shprehur krenarinë e të qenit pjesë e një prej klubeve më me histori në Itali.

7 vitet e kaluara në Torino, mbrojtësi i konsideron si një histori e shkëlqyer, dhe për këtë ka falenderuar klubin shokët e ekipit si dhe tifozët.

Leonardo Bonucci është blerja më e shtrenjtë në Itali për këtë sezon. Kinezët e Milan paguan 42 milionë euro për futbollistin të cilit i ofruan një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit.

Tv Klan