Kampionati europian e bëri edhe më të fortë.

Mërgim Mavraj kaloi sfidën më të madhe profesionale në karrierën e tij dhe tani ka më shumë besim tek vetja.

Në moshën 30 – vjeçare, pas suksesit me Kombëtaren Shqiptare, mori vendimin e rëndësishëm që të mos ndryshonte skuadër.

Do të luajë sërish në Bundesligë, sërish me Këlnin, edhe pse do të duhet të mësohet me gjëra të reja.

Problemet fizike, Mavraj i ka lënë prapa prej 10 muajsh, ndërsa i mbetet sfida për të qenë lojtar i padiskutueshëm i formacionit.

Nuk do të jetë e lehtë, për shkak të konkurrencës, por edhe për shkak të skemave të reja taktike të trajnerit Shtëger.

Ai e ka një bazë të rëndësishme ku mund të mbështetet.

Gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, mbrojtësi shqiptar e bindi trajnerin dhe kjo e ndihmoi që të luante vazhdimisht dhe të ishte në formën më të mirë të mundshme për Kombëtaren në Europian.

Vështirësia e radhës gjatë fazës përgatitore pritet të jetë ndryshimi i skemës në mbrojtje nga ana e trajnerit, tashmë jo me 4 lojtarë, por me tre.

“Mendoj se kjo skemë e re do të na bëjë që të bashkëpunojmë edhe më shumë me njëri-tjetrin, –

thotë mbrojtësi 30-vjeçar, –

besoj se kur të nisë kampionati do të jemi gati”

.

Këtë verë Mavraj bëri një ndryshim. Ai braktisi fanelën me numrin 19, me të cilën kishte luajtur më herët, dhe vendosi të merrte atë me numrin 15, njëlloj si në Kombëtare.

Tv Klan