Partia e kancelares gjermane Angela Merkel ka mposhtur socialdemokratët e Martin  Schulz në bastionin  e tyre.  Kristiandemokratët arritën të triumfojnë edhe në rajonin e Vestfalisë,  i fundit land që voton për parlamentin lokal përpara zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit. Partia e Martin Schulz shpresonte të ruante hegjemoninë në rajonin më të populluar në  Gjermani, pas dy humbjeve në dy lande të tjerë..

CDU-ja e Merkel  fitoi 33% të votave të së dielës, ndërsa Social Demokratet siguruan 31.2%.

Rivali i kancelares Merkel për zgjedhjet e 24 shtatorit, ish-president i parlamentit europian, u propozua nëe janar si sfidant i saj, por sondazhet nuk e favorizojnë.

Edhe pse partia e kancelares Merkel duket të jetë në avantazh për zgjedhjet e shtatorit, do të jetë serish një koalicion i madh që do të përbëjë qeverinë kombëtare, në të cilën Social Demokratet janë një partneri i vogël.

Tv Klan