Kancelarja Angela Merkel premtoi se do të luftojë fort për të fituar sërish postin e saj në Shtator, pas rezultateve shpresëdhënëse që partia e saj mori dje në zgjedhjet e shtetit Saarland, në Perëndim të Gjermanisë.

“Pamë nga rezultatet e djeshme se ende kemi shumë për të bërë”,

tha Merkel para gazetarëve sot në Berlin

, “por e djeshmja ishte një ditë e bukur dhe inkurajuese”.

Kristiandemokratët e Merkel u ndeshën dje në shtetin Saarland me rivalet e tyre socialdemokratë, që kanë kandiduar Martin Schulz për zgjedhjet e Shtatorit. Rezultati ishte më i miri për CDU në 13 vitet e fundit në atë shtet.

CDU mori mbi 40% të votave në Saarland, me një rritje 5.5% nga zgjedhjet e 2012. Rezultatet e djeshme po ndiqeshin me interes nga analistët, për të kuptuar trendin e votuesve gjermanë në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen në Shtator.

Tv Klan