File photo of German Chancellor Merkel meeting Russian President Putin for talks in WiesbadenKancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte gati për një përballje të gjatë më Presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës.

Deklaratën e bëri në parlamentin gjerman, ku foli për aneksimin e Krimesë nga Moska.

Ajo tha se marrëdhëniet me Rusinë kanë arritur në një nivel, ku duhet bërë rezistencë.

Sipas saj, zgjidhja e kësaj krize ka nevojë për durim dhe mjaft fuqi.

Merkel u shpreh se sanksionet ekonomike ndaj Moskës janë të pashmangshme dhe e vetmja mënyrë për t’a frenuar në thyerjen e rregullave ndërkombëtare.

Tv Klan