Liderët e ekstremit të djathtë në Evropë kanë akuzuar Kancelaren gjermane Angela Merkel se i ka duar të lyera me gjak, pas sulmit terrorist të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Berlin.

Lideri i të djathtës holandeze, Geert Wilders postoi në Twitter një foto provokuese të Merkel me gjak në duar, teksa fajësoi “liderët frikacakë” për “cunamin” e sulmeve terroriste.

Më herët, po në një postim në Twitter ai shkroi: “

Ata na urrejnë dhe na vrasin e askush nuk na mbron. Liderët tanë na tradhtojnë. Kemi nevojë për një revolucion politik dhe duhet të mbrojmë njerëzit tanë.”

Edhe ekstremi i djathtë gjerman fajësoi Angela Merkel për politikën e saj të emigracionit për sulmin në tregun e Krishtlindjeve, teksa kancelarja insistoi se terroristët nuk do të shkatërrojnë “lirinë” e vendit.

Edhe në Britani, ekstremistët e organizatës “Britain First” deklaruan se politika e Merkel për emigracionin ka vënë të gjithë kontinentin në rrezik.

Në Çeki, Ministri i Financave atje tha se Merkel ishte përgjegjëse dhe se emigrantët nuk kishin vend në Europë./tvklan.al