Kancelarja Merkel thotë në intervistë ekskluzive për DW se përpjekjet diplomatike për Korenë e Veriut duhen çuar përpara me këmbëngulje. Qeveria gjermane mendon ndryshe nga Presidenti amerikan për opsionin ushtarak.

Në një intervistë ekskluzive me Deutsche Welle, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nuk e mbështet kërcënimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump për Korenë e Veriut. Kryeredaktores së Deutsche Welles, Ines Pohl, ajo ndër të tjera i tha:

Unë jam kundër një kërcënimi të tillë. Dhe më duhet të them për vete e për Qeverinë Federale edhe se: “Ne e quajmë çdo lloj zgjidhjeje ushtarake absolutisht të papërshtatshme dhe mbështesim përpjekjet diplomatike”. Ato duhen çuar përpara me këmbëngulje. Për mendimin tim, në këtë kuadër edhe sanksionet dhe vënia në jetë e këtyre sanksioneve janë përgjigjia e duhur. Por gjithçka tjetër në lidhje me Korenë e Veriut e konsideroj të gabuar. Dhe prandaj këtu kemi qartësisht mendime të ndryshme nga ato të Presidentit amerikan.

“/DW