“Mënyra më e mirë për të trajtuar shqetësimin ndërkombëtar në lidhje me rolin e Iranit në rajon dhe programin e raketave balistike është brenda kuadrit të marrëveshjes bërthamore, edhe pas largimit të Shteteve të Bashkuara”.

Ky është qëndrimi i prerë i kancelares Gjermane, Angela Merkel.

Fuqitë europiane u zotuan të mbajnë gjallë marrëveshjen bërthamore të 2015-ës edhe pa SHBA-të dhe pranuan se do të angazhohen në garantimin e kërkesave të Teheranit. “Kjo marrëveshje është çdo gjë tjetër përveç ideales, por Irani, sipas të gjithë dijenisë së autoriteteve ndërkombëtare, po respekton angazhimet e ndërmarra në marrëveshje”, shtoi kancelarja gjermane. Javën e kaluar, presidenti amerikan braktisi paktin të cilin e quan “marrëveshjen më të keqe të historisë” dhe rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

Lidhur me këtë pati dhe një reagim nga Teheranit. Që deklaroi se kombi Iranian do të rezistojë kundër komplotëve të SHBA-së.

Tv Klan