Angela Merkel ka një plan sekret për të ardhmen e Europës që mendohet ta shpalosë pas zgjedhjeve federale.

Sipas gazetës gjermane Algemeine Frankfurt bëhet fjalë për një projekt shumëplanësh ku përshihet edhe hipoteza e një qeverie ekonomike të Eurozonës që do mund të lëshojë titujt e saj financiare, për të mundësuar investime.

Sipas njerëzve pranë Merkel, këto tituj financiare nuk do të jenë eurobonde, por nuk jepen shpjegime të tjera.

Ne planin e Merkel për Europen prioritet është menaxhimi i krizës së refugjateve dhe si rrjedhoje stabilizimi i Libisë.

Pika e dyte është mbrojtja dhe për këtë Merkel kërkon shpenzime me te larta. Gjithashtu ne Bruksel mendohet te ngrihet një komandë qendrore për një impenjim te përbashkët ushtarak.

Shtylla e tretë e këtij plani është politika ekonomike.

Tv Klan