Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë sot me Presidentin Amerikan, Donald Trump. Bisedimet pritet të kenë në fokus shkëmbimet tregtare dhe mbrojtjen.

Trump ka shkaktuar panik në Gjermani me kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave për makinat gjermane teksa i ka bërë thirrje Berlinit, po ashtu, të rrisë shpenzimet në mbrojtje.

Kancelarja Merkel do të shoqërohet në takim nga krerët e disa prej firmave më të mëdha gjermane si Siemens, Schaeffer dhe BMË.

Vizita e Merkelit në SHBA pritej të zhvillohej të martën, por si pasojë e stuhisë së dëborës që goditi Amerikën u shty për sot.

Kancelarja u tha gazetarëve se mezi priste të takonte Trumpin. “Është gjithmonë më mirë të flasim me njëri-tjetrin sesa për njëri-tjetrin,” tha Merkel për “Saarbruecker Zeitung”./tvklan.al