Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se partia e saj kishte një “ditë të vështirë” pas fitores së të djathtëve në zgjedhjet shtetërore.

Partia AFD – kundër emigrantëve, kishte bërë fushatë ndaj asaj që ajo e quajti “katastrofike” vendimin e Merkel për të pranuar një milionë emigrantë dhe refugjatë.

Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se politika e emigracionit të vendit nuk do të ndryshojë.

Kancelarja tha se një zgjidhje evropiane ishte e nevojshme për krizën.

“Fakti është se në sytë e popullit nuk ka ende zgjidhje të përshtatshme dhe të kënaqshme, dhe kjo ka pasur një ndikim shumë të madh në votim,”-

tha ajo.

Gjermania dhe vende të tjera kanë rikthyer disa kontrolle kufitare në përgjigje të fluksit të emigrantëve.

Pavarësisht fitores në tre shtete ku u bë votimi, AFD mbetet ende një forcë e vogël, sidomos në Gjermaninë Perëndimore.

Kristian Demokratët e Merkel- it (CDU), humbën votat, por mbetën partia më e fortë në shtetin lindor të Saxony-Anhalt, ku AFD realizoi fitoren më të madhe, duke marrë një të katërtën e votave, që e bëri atë partinë e dytë më të madhe atje.

CDU humbi një të tretën e votave të saj në Baden – Wuerttemberg, duke arritur nivelin më të ulët historik prej 27 %. Partia e Gjelbër arriti e para, ndërsa AFD ka fituar rreth 15% të votave.

Në Rhineland-Palatinate socialdemokratët ruajtur pozicionin e tyre si partia më e fortë, CDU u radhit e dyta,  në një shtet që kishte shpresuar për të fituar,  dhe AFD doli e treta me 12.5%./tvklan.al