Gjermanët në landin Shlesvig – Holstein, në veri të vendit u janë drejtuar qendrave të votimit.

Zgjedhjet në landin e vogël në kufi me Danimarkën shihen si një test i rëndësishëm për Kancelaren Angela Merkel dhe sfidantin e saj, ish-presidentin e parlamentit europian, Martin Shulz. Social-demokratët vijnë nga humbja në Saarland në fund të marsit dhe një tjetër disfatë do të ishte një goditje jo e vogël për Shulz, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit.

 

Tv Klan