Lideri i VMRo-DPMNE-së, Nikolal Gruevski bashkë me ministrin e punëve të jashtme Nikolal Popovski kanë realizuar takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në margjina të Kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë. Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht, por është plasuar nga disa mediume të afërta me qeverinë VMRO-BDI. Sipas këtyre informacioneve, së bashku me Merkelin ka qenë edhe kryetari i Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian dhe nënkryetari i parë i PPE-së, Dejvid MekAlister.

Ndërkaq në mbledhjen e Komitetit për punë të jashtme pranë Bundestagut Gjerman, deputeti i partisë CDU të kancelares Merkel ka mbajtur qëndrim shumë më të përmbajtur ndaj politikave të VMRO-DPMNE-së, në krahasim me deputetin e Partisë Social Demokrate gjermane, i cili e ka akuzuar këtë parti edhe për krim, raporton Dojçe Vele në tekstin me titull “Partia e Merkelit vështirë heqë dorë nga Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja?”./INA