Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar familjarët e Dijamant Zabergjës, një prej shqiptarëve te vrarë në sulmin e 22 korrikut në Mynih të Gjermanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Dijamantit të cilët kanë publikuar fotografinë në rrjetin social facebook, ndërkohë pranë Merkel është babi i djalit dhe motra e tij.

Dijamant Zabergja nuk ishte viktima e vetme shqiptare, që humbi jetën në këtë sulm. Aty humbën jetën edhe Armela Segashi dhe Sabina Sulaj. Autori i këtij sulmi ishte një 18 vjeçar me origjinë iraniane, i cili sipas autoriteteve kishte probleme mendore

./tvklan.al