Një autobus është përfshirë nga flakët duke shkaktuar vdekjen e 52 personave në Kazakistanin veriperëndimor.

Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 5 persona, të cilët mundën të shpëtonin. Ata u dërguan në spital për t’iu ofruar trajtim mjekësor.

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në qarkun Irgiz të rajonit Aktobe. Mediat lokale në Kazakistan thanë se me autobus udhëtonin qytetarë uzbekë që shkonin drejt Rusisë në aksin Samara-Shymkent.

/tvklan.al