Një automjet ka marrë flakë në lëvizje, duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00 tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit, F.P., arriti të dalë në kohë nga makina dhe nuk pësoi asnjë lëndim. Ndërkohë, automjeti u shkrumbua tërësisht. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale nga një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar motivet e sakta.

/tvklan.al