Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në ecje e sipër. Sipas policisë mësohet se autobusi  me targa AA 502 BE, drejtohej nga shoferi me inicialet H.H,  kanë qenë duke udhëtuar nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër.

Pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobusi dhe nuk kanë probleme për shëndetin.

Ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër si pasojë e një defekti teknik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit./tvklan.al