Një makinë tip “Volkswagen” ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e së dielës në Korçë.

Sipas policisë, makina me targa AA 602 CS, në pronësi të D.H, ka marrë flakë rreth orës 21:50 në zonën e ish SMT-së.

Menjëherë u njoftua zjarrfikësja, e cila ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri në mjet mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit si dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/tvklan.al