Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në kryeqytet. Burime të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut. Automjeti me targë AA 542 SN, në timonin e së cilës ndodhej F. P., mori flakë gjatë lëvizjes, duke u djegur plotësisht.

Dyshimet paraprake të policisë janë se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, që mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike. Megjithatë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

/tvklan.al