makina-shkoder

Një autoveturë shpërtheu në flakë sot në mëngjes në qytetin e Shkodrës. Makina tip Ford Fokus, që drejtohej nga një grua me inicialet V.M, u përfshi nga zjarri teksa po qarkullonte në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Drejtuesja e mjetit, sapo ka parë flakët në pjesën e motorit, ka dalë menjëherë prej saj. Zjarrëfikësit arritën pa vonesë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se shkak për djegien e makinës është bërë një shkëndijë në sistemin elektrik.

Tv Klan