Ka qenë tymi i një papafingoje në një banesë në Birmingam të Anglisë, arsyeja pse në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset dhe policia. Por, pasi ata hynë në banesë ndjenë erën e kanabisit që po digjej.

Sipas mediave britanike papafingoja e banesës ishte kthyer në një fabrikë kanabisi. Rreth 90% e drogës së mbjellë ishte dëmtuar nga zjarri që kishte përfshirë atë. Sipas hetimeve paraprake rezulton që vlera e kanabisit të djegur kap shifrën e 300 mijë paundve.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim dhe nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Policia dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar kush janë personat që kanë banesën, apo nëse ajo është dhënë me qira dhe përdorej nga trafikantët e drogës./tvklan.al