Autoritetet në Lezhë kanë vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia italiane. Danjel (Artan) Lleshi, banues në Kurbin, u arrestua të mërkurën dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Lleshi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

“Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze-Itali për kryerjen e veprave penale, “Shfrytëzim Prostitucioni”,  “Migracion i paligjshëm” dhe “Vjedhje”,

thuhet në një njoftim të policisë.

/tvklan.al