Ka përfunduar kështu arratia prej më shumë se një dekadë e kreut të grupit mafioz italiane Ndrageta. 45 – vjeçari, Santo Vottari është vënë në pranga nga policia italiane mëngjesin e së mërkurës

Ai fshihej në Rajonin e Kalabrisë, në rrethinat e Ricciolino Benestare, brenda një bunkeri. Në të njëjtën ndërtesë, karabienierët e Kalabrisë zbuluan edhe 4 bunkerë të tjerë. Në njërin prej tyre ishte ndërtuar një apartament i vogël. Veç këesaj, si nje labirinth i vertete, bunker pas bunkeri, bosi i Ndragetes kishte edhe nje strehe tejet te vogël ku mund të fshihej për disa orë. 

Nuk ka bërë asnjeë rezistencë në çastet e arrestimit, njoftoi policia italiane.

Mafiozi 45 – vjeçar, ka qenë i përfshirë në procesin për hakmarrjen e San Lucas, ngjarje që vuri përballë dy familjet të tjera mafioze Pelle – Vottari dhe Nirta – Strangio. Arrestimi i kreut të Ndragetës, konsiderohet si një nga objektivat kryesore të përmbushura të policisë italiane.

Tv Klan