Forcat irakiane në bashkëpunim me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë fituar betejën historike të Mosulit ku për 9 muaj luftuan ashpër kundër terroristeve të Shtetit Islamik (ISIS).

 Kryeministri irakian Haider al-Abadi udhëtoi drejt Mosulit për të njoftuar çlirimin e plotë të qytetit të dytë më të madh në Irak nga militantet e ISIS.

Forcat irakiane luftuan gjatë fundjavës në xhepat e fundit  të rezistencës së xhihadistëve.

Sipas televizionit shtetëror irakian, 30 militantë të ISIS u vranë vetëm gjatë të dielës. Ata u përpoqën t’i shpëtonin përparimit të trupave irakiane dhe u hodhën ne lumin Tigër.

Në beteje janë përfshire luftëtarët kurdë, fiset sunite arabe dhe militantet shiite, të mbështetur nga avionë luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Që nga viti 2014, kohë kur ISIS shpalli kalifatin në Mosul rreth 900 mije banore u zhvendosen nga qyteti. /Tv Klan