Policia ka dhënë detaje për pengmarrjen e ndodhur një natë më parë në Velipojë.

Sipas një njoftimi zyrtar, policia e Shkodrës sqaron se ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën e komandimit që rapotonte se një 31 – vjeçar me iniciale P. N, kishte patur një konflikt me 38 – vjeçarin Dodë Gjikolaj.

Nga konfirmimet e familjarëve të personit të dëmtuar, Dodë Gjikolaj, për shkak të një borxhi të pa shlyer, ka marrë jashtë deshirës së tij 31 – vjeçarin P. N, duke e futur në automjetin “Smart” me targa AA 681 BF.

Kjo ka bërë që autoritetet të vihen në ndjekje të tyre dhe në orët e para të mëngjesit, ata janë shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje, për të cilën hetimet vijojnë.

Më herët u raportua se 31 – vjeçari ishte rrëmbyer nën kërcënimin e armës, pasi nuk i kishte kthyer një borxh prej 4 mijë eurosh Gjikolajt./tvklan.al