Vitet e përfundimit të rrugës Tiranë – Elbasan, tashmë nuk do të numërohen më. Një kredi prej 35 milion dollarësh e dhënë nga Banka Islamike, do të mundësojnë përfundimin e këtij aksi.

Në kantierin e kësaj rruge, punimet kanë nisur që prej 2 muajsh dhe po punohet me dy turne. Të kontaktuar nga Televizioni Klan, zyrtarë të Autortiteti Rrugor, thonë se rruga do të përfundojë brenda muajit qershor. Megjithatë ata shprehen se çdo gjë do të varet edhe nga moti. Reshjet e shiut krijojnë mjaft probleme për dheun në zonat që prek ky aks, dhe ulin ritmin e punimeve.

Sëbashku me kredinë e fundit, në total rruga Tiranë – Elbasan po i kushton buxhetit të shtetit 257 milion dollarë. Shuma e marrë së fundi hua, do të shërbejë për rritjen e sigurisë së rrugës, terreni i vështirë i së cilës rrezikonte që vepra të binte , në një kohë që projekti i parë nuk jepte garanci për jetëgjatësinë e saj.

Tv Klan