Merr fund tortura e 24 – vjeçares



Ka marrë fund tortura e një vajze të re, e cila kishte në bark një cist që peshonte sa 10 bebe të porsalindura. 24 – vjeçarja nga Meksika iu nënshtruar operacionit për heqjen e tumorit, që peshonte plot 31 kilogramë.

E reja mësohet se nisi të shtonte në peshë ndonëse po mbante dietë. Pak kohë më vonë, skaneri tregoi se ajo vuante nga një cist në vezore, që u rrit egërsisht përgjatë 11 muajve.

Në kohën kur u fut në sallë të operacionit, masa peshonte 31 kilogramë dhe jeta e saj tashmë ishte në rrezik, pasi po i shtypte organet e brendshme, që do të thotë se 24 – vjeçarja kishte probleme në ecje, frymëmarrja dhe ngrënie.

Vitin e shkuar, mjeku Erik Hanson nga Spitali i Përgjithshëm në Meksikë realizoi operacionin për heqjen e kësaj mase, që besohet se është më e madhja e hequr ndonjeherë më parë e plotë.

Tashmë, më shumë se 6 muaj më pas, pacientja ka rifituar lëvizjen dhe i është rikthyer jetës normale.

Vetë kirurgu Hanson, nga Mexico City tha: “Ky është cisti më i madh që kam hequr ndonjëherë më parë. Ishte kaq i madh sa kishte zënë mbi 95 të barkut të pacientit. Është vërtetë e rrallë që të operosh në një cist kaq të madh. Nga kërkimet që kam bërë, ky është cisti më i madh në vezore që është hequr ndonjëherë më parë si i tërë nga një person”. /tvklan.al

Kategori
ShendetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*